Bunjaku publikon listën e Kosovës U19 për grumbullimin e qershorit
B

Bunjaku publikon listën e Kosovës U19 për grumbullimin e qershorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e radhës, i cili do të zhvillohet në muajin qershor, transmeton AutoPortali.

Kombëtarja e Kosovës U19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Gjermanisë dhe Përfaqësueses së rajonit të Saksonisë.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës, në Hajvali.

Përballja e parë do të zhvillohet të mërkurën, më 4 qershor, në ora 16:00, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet të premten, më 6 qershor, në ora 11:00./ AutoPortali/

TË FUNDIT