Cili do të jetë kombësia e ardhshme e re në Formula 1?
C

Cili do të jetë kombësia e ardhshme e re në Formula 1?

Gjatë 76 viteve të historisë së Formula 1, pilotë nga 41 kombësi të ndryshme kanë marrë pjesë në gara të kampionatit botëror. Kombësia më e fundit që iu shtua listës ishte Kina, kur Zhou Guanyu debutoi në vitin 2022. Që atëherë, në F1 kanë ardhur vetëm pilotë nga vende që tashmë kishin përfaqësues në këtë sport.

Një artikulli i Autosport analizon se cili vend mund të sjellë pilotin e ardhshëm që do të përfaqësojë një kombësi të re në Formula 1. Sipas autorit, kandidati më i fortë aktualisht është Nikola Tsolov, një talent bullgar që po shkëlqen në kategoritë e ulëta dhe mund të bëhet piloti i parë nga Bullgaria në F1.

Ndër emrat e tjerë që mund të shkruajnë histori për vendet e tyre përmenden piloti nga Emiratet e Bashkuara Arabe Rashid Al Dhaheri, estonezi Paul Aron, norvegjezi Martinius Stenshorne dhe paraguaiani Joshua Durksen.

Sipas artikullit, sporti motorik vazhdon të dominohet nga vende me traditë dhe infrastrukturë të fortë si Britania, Italia, Franca dhe Gjermania. Megjithatë, investimet në vende të reja po japin rezultate dhe gjithnjë e më shumë talente nga Ballkani, Lindja e Mesme, Azia dhe Europa Lindore po ngjiten drejt kategorive kryesore.

Përfundimi i Autosport është se Bullgaria, përmes Nikola Tsolovit, duket aktualisht më pranë se kushdo tjetër për t’u bërë kombësia e 42-të që përfaqësohet në Formula 1, edhe pse konkurrenca nga vende të tjera po rritet vazhdimisht.

TË FUNDIT