Cleveland mposhtet nga Orlando, Lakers kthehet te fitorja
C

Cleveland mposhtet nga Orlando, Lakers kthehet te fitorja

Cleveland është mposhtur nga Orlando me rezultat 103-108, por e ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Banchero me 24 pikë e 11 kërcime ishte lider për mysfirët, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Donovan për Cavaliers.

Në Perëndim, Oklahoma fitoi 121-105 në fushën e Milwaukee dhe ruan kryesimin. Shai me 31 pikë e Hartenstein me 24 u dalluan, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të Antetokounmpo.

Rikthehet te fitorja Lakers, që mundi 107-96 Phoenix, ndeshje ku u dalluan Doncic me 33 e Reaves me 28 pikë.

Fitoi edhe Philadelphia, 130-125 në fushën e Dallas, takim ku diferencën e bëri Grimes me 28 pikë.

Clippers triumfoi 123-88 ndaj Charlotte, ndeshje pa histori, ku shkëlqeu James Harden me 31 pikë e 10 kërcime.

Fitore në sekondat e fundit për Portland, që mundi 105-102 Toronton ku Simons me 22 pikë ishte më i miri.

Rezultatet:
Cleveland – Orlando 103-108
Dallas – Philadelphia 125-130
Lakers – Phoenix 107-96
Portland – Toronto 105-102
Brooklyn – Atlanta 122-114
Minnesota – Utah Jazz 128-102
Clippers – Charlotte 123-88
Milwaukee – Oklahoma 105-121

TË FUNDIT