Cleveland është rikthyer te fitorja dhe mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores ndaj Clippers me rezultat 127-122.
Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku tre lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Vijon të zhgënjejë Milwaukee, që u mund 145-124 në shtëpi nga Atlanta, duke pësuar humbjen e katërt radhazi. Risacher me 36 pikë u dallua për mysafirët, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo për Bucks.
Fitore të thellë si mysafire shënoi edhe Golden State, që falë 27 pikëve të Podziemski mundi San Antonion me shifrat 148-106.
E njëjta situatë edhe në fitoren 148-109 të Houston në fushën e Phoenix, ndeshje ku u dallua Jalen Green me 33 pikë.
Rezultatet:
Cleveland – Clippers 127-122
New York – Portland 110-93
Milwaukee – Atlanta 124-145
Minnesota – Detroit 123-104
New Orleans – Charlotte 98-94
San Antonio – Golden State 106-148
Philadelphia – Toronto 109-127
Phoenix – Houston 109-148



