Kryesuesit e Cleveland rikthehen te fitorja në kampionat, duke mundur Indianan me shifrat 127-117. Donovan Mitchell me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers mbështetur edhe nga Garland me 24 pikë.
Fitoi edhe Atlanta ndaj Phoenix me rezultat 122-117, sfidë ku Trae Young realizoi 43 pikë, ndërsa 35 pikët e Booker për mysafirët mbetën për statistikë.
Fitore të madhe korri jashtë fushe Brooklyn, që mundi 131-114 Portland, ku protagonist ishte Johnson me 24 pikë.
Në Perëndim, në krye të renditjes qëndron Oklahoma, që fitoi 118-102 në fushën e Philadelphias. Shai me 32 pikë e Williams me 24 bënë diferencën në fushë.
Nuk zhgënjeu Milwaukee, që falë një “triple double” të Antetokoumpo (33 pikë, 11 kërcime, 13 asistime) mundi 130-115 Sacramenton.
Rezultatet:
Indiana – Cleveland 117-127
Philadelphia – Oklahoma 102-118
Atlanta – Phoenix 122-117
Chicago – New Orleans 113-119
Milwaukee – Sacramento 130-115
Dallas – Denver 99-118
Portland – Brooklyn 114-132



