Cleveland vazhdon dominimin, LeBron shkëlqen në fitoren e Lakers
C

Cleveland vazhdon dominimin, LeBron shkëlqen në fitoren e Lakers

NBA është rikthyer në aksion pas pushimit për shkak të “All Star Game”.

Cleveland vijon të ketë frenat e renditjes në dorë pas fitores 110-97 në fushën e Brooklyn. Donovan Mitchell me 26 pikë ishte më i miri për Cavaliers.

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 116-110 Clippers në një përballje të ekuilibruar. Antetokounmpo me 23 pikë e Lopez me 22 u dalluan për Bucks.

Denver po ashrtu ka shënuar fitore, duke mposhtur Charlotten me rezultat 129-115, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Jokic-Murray, që realizuan 63 pikë së bashku.

Skuadra kampione e Boston fitoi 124-104 ndaj Philadelphia, duke qenë në vendin e dytë në Lindje. Pritchard me 28 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u kthye në lider për Celtics.

Lakers ka arritur një fitore të vështirë në udhëtim te  Portland me shifrat 110-102. LeBron James ishte magjik, duke realizuar 40 pikë.

San Antonio mundi 120-109 Phoenix, sfidë ku u dallua Fox me 26 pikë.

Rezultatet:
Indiana – Memphis 127-113
Philadelphia – Boston 104-124
Atlanta – Orlando 108-114
Brooklyn – Cleveland 97-110
New York – Chicago 113-111
Milwaukee – Clippers 116-110
Denver – Charlotte 129-115
San Antonio – Phoenix 120-109
Portland – Lakers 102-110

TË FUNDIT