Cleveland vazhdon me fitore, fiton edhe kampioni Boston
C

Cleveland vazhdon me fitore, fiton edhe kampioni Boston

Cleveland ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dallas me rezultatin 144-101. Tetë basketbollistë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Sam Merrill me 27 pikë.

Fitoi edhe Boston, që mundi 118-110 Philadelphian. Kampionët e Celtics bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë e 11 asistime.

Detroit,falë 43 pikëve të dyshes Duren-Cunningham, mundi 127-119 Chicagon.

Zhgënjeu Milwaukee, që në fushën e sajj u mund 132-119 nga Memphis. Jaren Jackson me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për mysafirët, ndërsa 30 pikët e Antotekounmpo mbetën për statistikë.

Toronto fitoi ndaj Clippers me shifrat 115-108, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 20 pikë.

Rezultatet:
Detroit – Chicago 127-119
Toronto – Clippers 115-108
Cleveland – Dallas 144-101
Philadelphia – Boston 110-118
Milwaukee – Memphis 119-132

 

TË FUNDIT