Cleveland vazhdon “të bëjë” ligjin
C

Cleveland vazhdon “të bëjë” ligjin

Cleveland ka shënuar fitoren e 55-të sezonale në NBA, duke mundur 109-104 Brooklyn dhe udhëheq renditjen.

Ndeshje e luftuar deri në fund, ku për Cavaliers u dallua Darius Garland, autor i 30 pikëve.

Në sekondat e fundit u mposht Milwaukee, që u mund 115-114 nga Indiana jashtë fushe. 7 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, ku mbi të gjithë shkëlqeu Pascal Siakam me 25 pikë e 12 kërcime.

Zhgënjeu Clippers, që u mund 127-120 nga New Orleans, sfidë ku tre lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 20 pikë.

Në fushën e tij fitoi Detroit, 123-103 ndaj Washington, ku protagonist ishte Cade Cunningham me 27 pikë e 10 asistime.

Rezultatet:
Cleveland – Brooklyn 109-104
Detroit – Washington 123-103
Indiana – Milwaukee 115-114
New Orleans – Clippers 127-120

TË FUNDIT