Clippers ka fituar në udhëtim te Denver me rezultat 105-102, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për mysafirët u dallua Kawhi Leonard, autor i 39 pikëve. Për Denver, dyshja Jokic-Murray realizoi 49 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Barazohet 1-1 seria e ndeshjeve çerekfinale edhe në sfidën mes New York e Detroit, me këtë të fundit që fitoi 100-94 në shtëpinë e nju-jorkezëve.
Edhe kjo sfidë pati rivalitet deri në fund, ku për Pistons u dallua Cade Cunningham me 33 pikë e 12 kërcime. Jalen Brunson realizoi 37 pikë për New York, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami (1-0)
(2) Boston – (7) Orlando (1-0)
(3) New York – (6) Detroit 94-100 (1-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee (1-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis (1-0)
(2) Houston – (7) Golden State (0-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota (0-1)
(4) Denver – (5) Clippers 102-105 (1-1)



