Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja, Cristian Shpendi ka vendosur për të ardhmen e tij.
Shpendi ka firmosur kontratë të re me Çezenan nga Serie B. Lojtari “kuqezi” ka firmosur kontratën e re me klubin italian deri në vitin 2028.
Kujtojmë që 21-vjeçari ka interesime nga skuadrat e ndryshme, duke përfshi Fiorentinan dhe Atalantan.



