Curry udhëhoqi Golden Staten drejt fitores
C

Curry udhëhoqi Golden Staten drejt fitores

Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim, është mposhtur në udhëtim te Minnesota me rezultat 101-116. Naz Reid me 27 pikë e 14 kërcime ishte më i dalluari për vendasit, mbështetur edhe nga Anthony Edwards me 23 pikë.

Fitore të rëndësishme si mysafire korri Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry mundi 105-98 Houston.
Clippers shënoi fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur 120-116 Utah Jazz, takim ku u dallua James Harden me 32 pikë.

Në një ndeshje spektakolare, New Orleans mposhti 140-133 Sacramenton. CJ McCollum realizoi 43 pikë për vendasit.

Fitoi edhe Dallas, që mundi 118-113 Miamni, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet:
New Orleans – Sacramento 140-133
Houston – Golden State 98-105
Minnesota – Oklahoma 116-101
Dallas – Miami 118-113
Utah Jazz – Clippers 116-120

TË FUNDIT