De Bruyne arrin për teste mjekësore te Napoli
D

De Bruyne arrin për teste mjekësore te Napoli

Mesfushori belg Kevin De Bryne ka mbërritur sot në Romë, ku pritet të kryejë testet mjekësore para zyrtarizimit të transferimit te Napoli.

33-vjeçari është larguar nga Manchester City pas përfundimit të kontratës, duke mos arritur marrëveshje për rinovim me kampionët e Anglisë, transmeton AutoPortali.

Sipas mediave italiane, De Bruyne ka arritur një marrëveshje dyvjeçare me Napolin, kampionin aktual të Serie A.

Ai pritet të kalojë testet mjekësore në klinikën “Villa Stuart” përpara nënshkrimit të kontratës.

Mbërritja e tij në Itali është pritur me entuziazëm nga tifozët napolitanë, të cilët shpresojnë se belgu do të sjellë eksperiencë dhe kreativitet në mesfushën e skuadrës.

Zyrtarizimi i transferimit pritet brenda orëve të ardhshme.

TË FUNDIT