Kevin De Bruyne, futbollisti legjendar belg, është zyrtarisht lojtari më i ri i Napolit, siç konfirmoi gazetari i njohur Fabrizio Romano me frazën e tij ikonike “Here we go!”.
Pas disa javësh negociatash intensive, De Bruyne pranoi ofertën e kampionëve të Italisë dhe firmosi një kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon shtesë, transmeton AutoPortali.
Belgu 33-vjeçar, i cili do të mbushë 34 vjeç në fund të qershorit, është vetëm pak hapa larg finalizimit, duke pritur testet mjekësore para prezantimit zyrtar në “Stadio Diego Armando Maradona”.
🚨💣 BREAKING: Kevin De Bruyne to Napoli, here we go! Final green light arrives from Belgian star to join Italian champions.
Two year deal + option agreed, medical and formal steps to follow for KDB to become Napoli player.
Massive signing for Napoli, planning for more to come. pic.twitter.com/BNPQzai26r
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 11, 2025
Napoli synon ta bëjë De Bruyne një nga liderët kryesorë të ekipit, në përpjekjet për t’u rikthyer në majat e futbollit italian dhe evropian.
Sipas mediave italiane, mesfushori do të përfitojë një pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh, si dhe një bonus prej 10 milionë eurosh menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
Ky transferim është një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar të verës dhe shënon një kapitull të ri në karrierën e De Bruynes, pas viteve të suksesshme me Manchester City.



