Selektori i Kombëtares së Francës, Didier Dechamps thotë se ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, e meriton çmimin e Topit të Artë.
“Me sezonin që ka zhvilluar, Dembele absolutisht e meriton Topin e Artë, nuk ka dyshim për këtë. Nuk do të flas për Lamine Yamal dhe ta krahasoj atë me Dembele-n. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Dembele-n. Ai e meriton”, ka thënë Dechamps, përcjell AutoPortali.
Skuadra franceze, arriti që në këtë sezon të fitojnë tripleten, ndërsa Dembele ka dhënë kontribut të madh në këtë sukses.



