Dhjetë “çmenduritë” që mund të shihen vetëm në 24 orët e Nurburgring
D

Dhjetë “çmenduritë” që mund të shihen vetëm në 24 orët e Nurburgring

24 Orët e Nurburgring nuk janë një garë e zakonshme, janë një festival i çmendurisë automobilistike që mbledh qindra mijëra fansa dhe makina nga më të çuditshmet në botë.

Ja 10 kuriozitete që e bëjnë këtë garë unike:

Drift show i të premtes – Një shfaqje spektakolare me goma që digjen dhe makina që rrëshqasin, shumë përpara nisjes së garës.

Presidenti i Toyota në garë me Yaris – Akio Toyoda, vetë kreu i Toyota, merr pjesë si pilot me një GR Yaris dhe përfundon garën.

Riparime me çekiç – Mekanikët bëjnë gjithçka për të kthyer makinat në pistë, madje edhe me çekiç, në vend të ndalojnë.

Falken sfidon prodhuesit e mëdhenj – Një kompani gomash garon me Porsche-t e veta kundër ekipeve zyrtare të makinave.

Dacia Logan kundër Aston Martin – Makina më e ngadaltë në pistë bëhet legjendë… deri në një përplasje fatkeqe.

200,000 litra benzinë në 24 orë – Konsum rekord karburanti për një garë, pa llogaritur helikopterët dhe pajisjet ndihmëse.

Makina që përfundojnë përmbys – Tejkalimet e rrezikshme në pistën e ngushtë sjellin aksidente spektakolare.

Kampi më i çmendur në botë – Tifozët ndërtojnë kampe me grilla, birra, divanë në pemë dhe ekrane gjigante.

Njerëz që flenë kudo – Nga tribunat te çadrat, tifozët kalojnë netë pa gjumë për të mos humbur asnjë moment.

Përplasje në 270 km/h – Lufta për fitore sjell kontakte të forta mes makinave në shpejtësi ekstreme.

 

TË FUNDIT