Diant Ramaj përsëri shpreh dëshirën për pritje te Kombëtares së Gjermanisë
D

Diant Ramaj përsëri shpreh dëshirën për pritje te Kombëtares së Gjermanisë

Portieri Diant Ramaj, i huazuar nga Borussia Dortmundi te Heidenheim, synon të rikthehet në vëmendjen e opinionit sportiv gjerman dhetë fitojë vendin në Kombëtaren e Gjermanisë.

Në një intervistë për “Kicker”, 23-vjeçari me prejardhje nga Kosova tha se për të ishte jetike që të aktivizohej në Bundesligë, edhe pse kishte oferta nga klube jashtë Gjermanisë.

Ai theksoi se ka kontratë me Dortmundin deri më 2029 dhe do të qëndrojë te Heidenheim deri në verën e 2026-s.

Kalimi i tij te Heidenheim nuk kaloi pa zhurmë, pasi zëvendësoi portierin afatgjatë Kevin Muller. Megjithatë, Ramaj thotë se raportet mes tyre janë shumë të mira, transmeton AutoPortali.

Ai rikthehet te Heidenheim pas përvojave te Eintracht Frankfurt, Ajax dhe Copenhagen, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Danimarkës.

Sipas tij, këto suksese nuk u vlerësuan sa duhet në Gjermani.

Ramaj është i vendosur të mos qëndrojë si rezervë te Dortmundi dhe ka theksuar se nuk i frikësohet të shprehet hapur:

“Kam dëshmuar që kam një nivel që nuk duhet ta fsheh” ka thënë Ramaj.

Synimi i tij afatshkurtër është të ndihmojë Heidenheimin të mbijetojë në Bundesliga, ndërsa afatgjatë, të bëhet portier i parë te Dortmundi dhe më pas të fitojë vendin në portën e Gjermanisë.

Edhe pse ka luajtur për grupmoshat U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë, Ramaj nuk ka shprehur interes për Kosovën, duke mbetur i përkushtuar ndaj “Mannschaft-it”. /AutoPortali

TË FUNDIT