Dihen çiftet çerekfinale të NBA CUP
D

Dihen çiftet çerekfinale të NBA CUP

Sezoni 2024-2025 i NBA do të ndalet sot për ndeshjet e Kupës, ose NBA-Cup, që do të luajë sezonin e tij të dytë.

Tashmë janë përcaktuar tetë skuadrat e kualifikuara në fazë çerekfinale, 4 nga secila Konferencë, që do të luajnë për një vend në gjysmëfinale.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10 11-dhjetor,  gjysmëfinalet më 14 dhjetor dhe finalja e NBA Cup do të zhvillohet në Las Vegas, më 17 dhjetor.

Vjet, në edicionin e parë, fitues doli skuadra e Lakers.

Ky event zhvillohet paralelisht me ndeshjet e sezonit të rregullt të NBA.

NBA-Cup çerekfinale:
Milwaukee – Orlando
New York – Atlanta
Oklahoma – Dallas
Houston – Golden State

TË FUNDIT