Domenicali jep lajmin e madh për Formula 1
D

Domenicali jep lajmin e madh për Formula 1

Gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Austrisë do të mbetet në kalendarin e garave deri në vitin 2041, kanë njoftuar organizatorët e kampionatit.

“Austria është një garë jashtëzakonisht e veçantë për Formula 1, prandaj është fantastike që kemi siguruar të ardhmen afatgjatë të Çmimit të Madh të Austrisë, e cila është e rrënjosur thellë në historinë e këtij sporti. Vizioni dhe pasioni i Dietrich Mateschitz i dhanë kësaj gare investimin dhe vëmendjen që i mundësuan të rikthehet si një ngjarje e jashtëzakonshme në kalendarin e F1”, tha drejtori ekzekutiv i Formula 1, Stefano Domenicali.

 

TË FUNDIT