Eurogoma Racing Team si bashkorganizator me Federatën e Auto Sportit të Kosovës, njofton dashamirët e disiplinës Drag Race, se gara e dytë, e paraparë për 21 e 22 qershor nuk do të mbahet.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të papërshtatshme infrastrukturore dhe vështirësive në organizim gjatë garës së parë, e cila u mbajt më 3 e 4 maj, por edhe sjellja jo sportive dy garuesve.
Veprimi i tyre, e sidomos reagimi i një numri të tifozëve, është absolutisht e papranueshme.
Përkundër angazhimit tonë maksimal dhe përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, është e qartë se persona të pandërgjegjshëm janë në gjendje të prishin imazhin e garës dhe të pengojnë zhvillimin e auto sportit.
Prandaj, anulimi i garës së qershorit le të shërbejë si reflektim për të gjithë ne, që institucionet dhe individët të japin kontributin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen organizimet të jenë më të mira dhe të shmangim problemet eventuale.
Ndërsa, do t’u njoftojmë me kohë për garat e parapara të mbahen në gusht e tetor, varësisht nga përmirësimet që do të arrijmë t’i bëjmë deri atëherë.



