Skuadra e Dritës do të hapë sezonin e ri futbollistik të martën, ku do të përballet me ekipin luksemburgas FC Differdange në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ku “Intelektualët” synojnë të nisin me këmbë të mbarë rrugëtimin evropian.
Klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se shitja e biletave do të nisë të dielën nga ora 13:00, në mënyrë fizike, para teatrit të qytetit në Gjilan.
Po ashtu, në ditën e ndeshjes, biletat do të jenë të disponueshme edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, në tri pika të dedikuara për shitje.
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
• Tribuna Veriore – 3 euro
• Tribuna Lindore – 5 euro
• Tribuna Perëndimore – 10 euro
• VIP – 20 euro (përfshirë catering all inclusive)



