Drita e Ballkani e nisin me fitore
D

Drita e Ballkani e nisin me fitore

Drita ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por për një nuancë më të mirë nga mysafirët.

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan skuadër më e mirë, duke arritur të shënojë dy gola për të marrë tri pikë të mëdha.

Ishte mbrojtësi Besnik Krasniqi, i cili në minutën e 61-të shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 78-të ishte i saktë për 2-0, rezultat ky që doli të ishte përfundimtar.

Pas kësaj fitoreje Drita e kryeson renditjen me 43 pikë, ndësa Malisheva renditet e treta me 30 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Ballkani që ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e pestë shtesë me anë të Sunday Adetunji, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.

Ballkani renditet në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Dukagjini i shtati me 21 pikë.

TË FUNDIT