Drita kalon pengesën e parë në Kupën e Kosovës
D

Drita kalon pengesën e parë në Kupën e Kosovës

Drita është skuadra e parë që ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit kanë triumfuar ndaj Rahovecit me rezultat të pastër 3-0.

Rahoveci ishte në cilësinë e skuadrës vendase, por që ndeshja u zhvillua në Gjilan.

Vetëm pas pesë minutave lojë, Ensar Huruglica kaloi Dritën në epërsi  dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

Drita e nisi mirë edhe pjesën e dytë, kur Veton Tusha shënoi për 2-0.

Krejt në fund të ndeshjes, top sulmuesi i bardhekaltërve Arb Manaj realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Nesër (e mërkurë) në program janë për t’u zhvilluar edhe 15 duele të tjera.

TË FUNDIT