Klubi i Dritës do të mësojë sot rivalin e tij për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ekipi gjilanas, i njohur si ‘Intelektualët’, do të jetë pjesë e shortit që hidhet në orën 14:00 në qytetin Nyon të Zvicrës, në selinë e UEFA-s.
Drita do të përballet me një nga këta kundërshtarë të mundshëm:
Inter Club d’Escaldes (Andorrë)
Levadia (Estoni)
Dinamo Minsk (Bjellorusi)
Hamrun Spartans (Maltë)
Kairat (Kazakistan)
Milsami Orhei (Moldavi)
Egnatia (Shqipëri)
Shkëndija (Maqedonia e Veriut)
Differdange 03 (Luksemburg)
Iberia 1999 (Gjeorgji)
Vikingur (Ishujt Faroe)
Shelbourne (Irlandë)
Virtus (San Marino)
Fati i shortit do të përcaktojë kundërshtarin me të cilin Drita do të ndeshet në fazën e parë të këtij rrugëtimi evropian.



