Drita pa problem ndaj Prishtinës së Re, kompletohet gjysmëfinalja
D

Drita pa problem ndaj Prishtinës së Re, kompletohet gjysmëfinalja

Drita ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Prishtina e Re, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli parë u shënua në minutën e shtatë me anë të Rron Brojës, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Veton Tusha (45’) shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi përsëri me lojë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola tjerë dhe duke siguruar fitoren.

Goli parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 51-të me anë të Arb Manajt, i cili shënoi për 0-3, ndërsa në minutën e 59-të u vulos fitorja 0-4 dhe kalimin në gjysmëfinale.

Kështu, Drita në gjysmëfinale i bashkohet Prishtinës, Drenicës dhe Llapit.

TË FUNDIT