Drita sonte përballet me Copenhage-n në stadiumin “Fadil Vokrri”
D

Drita sonte përballet me Copenhage-n në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra kosovare Drita do të përballet me ekipin danez Copenhagen në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të Champions League.

Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Danimarkë, skuadra nga Gjilani përballet me një sfidë të vështirë për të përmbysur rezultatin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, shkruan AutoPortali.

Megjithatë Copenhagen vjen në këtë takim si favorit i qartë, për shkak të përvojës ndërkombëtare dhe avantazhit të dy golave, Drita nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë.

Drita do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum faktorin se është nikoqire dhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve “Intelektualët”, të cilët pritet të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.

Përballja fillon në orën 20:00 dhe konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme për futbollin kosovar këtë sezon.

Pavarësisht vështirësive, Drita ka shprehur besimin se me përkushtim, disiplinë dhe përkrahje nga publiku, mund të bëjë një paraqitje dinjitoze dhe ndoshta të befasojë kundërshtarin. /AutoPortali

TË FUNDIT