Ducati – Marquez, zbulohet synimi i skuadrës italiane
D

Ducati – Marquez, zbulohet synimi i skuadrës italiane

Davide Tardozzi ka deklaruar qartë synimin për të mbajtur Marc Marquez te Ducati për një kohë të gjatë. Në një intervistë për gazetën AS, menaxheri italian u shpreh: “Kur është në formë, Marc është një nga pesë pilotët më të mirë të të gjitha kohërave. Shpresoj të qëndrojë me ne deri në fund të karrierës”.

Sa i përket rivalëve të tij, Tardozzi theksoi: “Kur Marc është në formën e tij më të mirë, është shumë i vështirë për t’u mposhtur. Një nga të paktët që mund ta bëjë këtë është Pecco”.

Pavarësisht vendit të tretë në Sachsenring, Francesco Bagnaia ka një diferencë prej 137 pikësh në renditje. Tardozzi komentoi: “Podiumi ishte shumë i rëndësishëm për ne. Marc festoi fitoren e tij të 200-të në MotoGP, Alex Marquez po rikuperohet nga një dëmtim, dhe Pecco, pas një të shtune të vështirë, ishte i kënaqur”.

Ai shtoi se ekipi duhet të ndihmojë Peccon të rikthehet në formën e tij më të mirë, ndërsa për aksidentet në garë tha: “Pista ishte problematike, temperaturat ishin ndryshe dhe askush nuk ishte përgatitur. Gomat e përparme u mbinxehën, ndaj pati kaq shumë rrëzime. Për fat të mirë, ne e mbyllëm garën”.

TË FUNDIT