E fitoj medaljen Olimpike, mirëpo urdhërohet ta rikthejë atë pas dyshimeve për gjininë
E

E fitoj medaljen Olimpike, mirëpo urdhërohet ta rikthejë atë pas dyshimeve për gjininë

Një debat i fuqishëm ka përfshirë botën e boksit amator pas kërkesës së presidentit të IBA, Umar Kremlev, që Imane Khelif, fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit, të kthejë trofeun.

Kjo kërkesë vjen për shkak të dyshimeve të forta mbi gjininë e saj.

Khelif, 26 vjeçe, dominoi kategorinë e saj, duke fituar ndaj katër kundërshtareve dhe arriti të rrëmbejë medaljen e artë në Paris, por gjatë Kampionatit Botëror 2023, ajo u përjashtua pas një testi kromozomesh nga IBA, megjithatë nuk u ndalua të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, transmeton Autpr.

IBA, e cila ka humbur njohjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për shkak të akuzave për korrupsion, është zëvendësuar nga organizata World Boxing, e cila po aplikon teste të detyrueshme për verifikimin e gjinisë në garat femërore.

Presidentja e IOC, Kirsty Coventry, ka krijuar një grup pune për të mbrojtur kategorinë femërore në sport, por deri tani Khelif nuk është detyruar të kthejë medaljen dhe duket e pamundur që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në 2028.

“Një medalje duhet fituar me meritë të vërtetë. Duhet të mbrojmë atletët dhe kushtet e barabarta për të gjithë. Tani që e vërteta doli në dritë, ajo medalje duhet t’i kthehet një gruaje të vërtetë” – ka thënë Kremlev për SunSport.

Khelif ka mohuar vazhdimisht dyshimet dhe ka ngritur padi për ngacmim kibernetik, duke përmendur emra si Elon Musk dhe J.K. Rowling si pjesë të një fushate kundër saj.

Një zëdhënës i IOC ka theksuar se kriteret për pjesëmarrje në gara janë në kompetencë të federatave përkatëse, pasi secili sport ka faktorë specifikë që ndikojnë në performancë.

Tani pritet të shihet nëse presioni i IBA dhe reagimi publik do të ndikojnë në vendimet e IOC lidhur me medaljen e Imane Khelif dhe pjesëmarrjen e saj në garat ndërkombëtare në të ardhmen. /AutoPortali

TË FUNDIT