Ecclestone “thumbon” keq Hamiltonin
E

Ecclestone “thumbon” keq Hamiltonin

Lewis Hamilton (40) do të garojë sërish para publikut vendas në Silverstone, ku ka fituar nëntë herë Çmimin e Madh të Britanisë, më shumë se çdo pilot tjetër. Megjithatë, pas një starti të vështirë me Ferrarin, ai kaloi 11 gara radhazi pa podium për herë të parë që nga debutimi në Formula 1 në 2007.

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, tha se Hamilton nuk do të fitojë më titullin botëror, pasi ai ka pasur fat që garonte në një periudhë me konkurrencë më të dobët. Sipas tij, tani ka kundërshtarë më të fortë.

Bashkimi me Ferrarin nuk ka funksionuar si pritej, dhe aktualisht Hamilton është i gjashti në renditje, shumë prapa shokut të skuadrës Charles Leclerc. Pas shumë viteve dominimi, sfida për Hamiltonin është të përmbysë këtë situatë dhe të kthehet në formën e tij më të mirë.

TË FUNDIT