Ecuria “e frikshme” e Barcelonës në vitin 2025
E

Ecuria “e frikshme” e Barcelonës në vitin 2025

Barcelona është e vetmja skuadër mes pesë kampionateve më të rëndësishme në Evropë që nuk njeh humbje në vitin 2025.

Katalanasit fituan një ndeshje delikate në Lisbonë (kundër Benficas në Ligën e Kampioneve) që ishte absolutisht vendimtare për sezonin.

Me këtë fitore minimale, por shumë të rëndësishme në udhëtim, Barcelona vazhdon të ruajë formën e shkëlqyer në vitin 2025, ku nuk ka humbur ende dhe që nga e mërkura është skuadra e vetme në pesë ligat kryesore në Evropë që mund të mburret me këtë fakt.

PSG-ja ishte skuadra tjetër që nuk kishte humbur ende këtë vit, por ishte Liverpooli që i shkaktoi një humbje të dhimbshme në “Parc des Princes” (0-1). Kjo i ka dhënë mundësi Barcelonës të jetë e vetmja skuadër e pathyer në këtë vit kalendarik.

ECURIA – Skuadra e Hansi Flick ka zhvilluar 15 ndeshje në vitin 2025: shtatë në La Liga, tre në “Copa del Rey” (Kupa e Mbretit), tre në Champions League dhe dy në Superkupën e Spanjës. Ata kanë regjistruar 12 fitore dhe tri barazime, një kundër Getafes në “Coliseum” (1-1), një tjetër kundër Atalantas në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League (2-2) dhe e fundit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Atleticos së Madridit (4-4). PSG-ja, përveç Barçës, ishte skuadra e fundit që u thye në vitin 2025. Para saj ishte Bayern  Munich që ra, teksa u mund 2- 3 nga Feynoord më 22 janar.

TË FUNDIT