Portieri i Kombëtares së Brazilit, Ederson, ka vendosur të qëndrojë te Manchester City, duke refuzuar interesimin e skuadrave saudite Al Nassr dhe Al Ittihad.
Sipas mediave britanike, portieri 31-vjeçar ka marrë ofertat nga Arabia Saudite, por nuk ka ndërmend të largohet këtë verë, transmeton AutoPortali.
Ai ka kontratë me City-n deri në vitin 2026 dhe është i fokusuar në karrierën e tij me klubin anglez.
“E ardhmja ime është në Manchester City. Nuk do të largohem këtë verë,” ka deklaruar Ederson.
Portieri brazilian është pjesë e City-t që nga viti 2017, kur u transferua nga Benfica për një shifër prej 40 milionë eurosh.



