Edhe mesjava me ndeshje “të nxehta” në futbollin kosovar
E

Edhe mesjava me ndeshje “të nxehta” në futbollin kosovar

Kampionati i Kosovës në futboll vazhdon me orar të ngjeshur, ndërsa në mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të.

Shumica e skuadrave janë brenda objektivave, duke   përjashtuar Feronikelin ’74 që tanimë thuajse mund të quhet skuadër e Ligës së Parë.

Xhiro e 29-të fillon të martën me fillim nga ora 15:00 ku ndeshja e parë luhet mes Dukagjinit dhe Suharekës.

Të mërkurën në program janë dy ndeshje, Ferizaj – Malisheva  dhe Llapi – Feronikeli ’74.

Padyshim që ndeshjet kryesore të kësaj xhiro zhvillohen ditën e enjte.

Drita pret Prishtinën në Gjilan, derisa sfida tjetër është ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00.

TË FUNDIT