Pas spektakleve të së martës, Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot (e mërkurë) me katër ndeshjet tjera në kuadër të fazës ‘play-off.
Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në Roterdam, ku Feyeenordi pret Milanin nga ora 21:00.
Gjithashtu në në të njëjtën kohë do të përballen edhe Monaco-Benfica e Celtic-Bayern Munich.
Takimi i vetëm që pritet të fillojë nga ora 18:45 është ai në mes të Club Brruge dhe Atalanta.



