Efekti Shaqiri, Basel merr kreun e renditjes
E

Efekti Shaqiri, Basel merr kreun e renditjes

Xherdan Shaqiri duket se ka rilindur te Baseli. Futbollisti shqiptar shënoi dy gola në triumfin 2-1 që skuadra e tij arriti me përmbysje ndaj Luzern.

Falë kësaj fitoreje, Baseli arriti të rrëmbente kreun e renditjes me 40 pikë në 22 ndeshje, dy më shumë se Lugano e vendit të dytë.

Për sa i përket shifrave të Shaqirit, 33-vjeçari në 18 ndeshje ka arritur të shënojë 8 gola si dhe ka dhuruar 11 asistime. Gjithashtu futbollisti shqiptar ka shënuar edhe 2 gola në Kupë.

TË FUNDIT