Eliminuan Man Cityn, lojtarët e Al-Hilal marrin shperblim të madh
E

Eliminuan Man Cityn, lojtarët e Al-Hilal marrin shperblim të madh

Futbollistët e Al Hilalit kishin arsye të dyfishte për të festuar, pasi jo vetëm që siguruan një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, por edhe eliminuan një skuader të madhe, Manchester Cityn në një sfidë dramatike që përfundoi me rezultatin 4:3 pas vazhdimeve.

Megjithatë, surprizat nuk përfunduan këtu për skuadrën saudite.

Sipas gazetarit arab, Ahmad Al-Qarni, një shpërblim mbresëlënës i priti lojtarët në dhomat e zhveshjes, aty ku po festonin triumfin historik, transmeton AutoPortali.

Një nga drejtuesit e klubit u paraqit në momentet e gëzimit dhe njoftoi se secili futbollist do të përfitonte plot 533 mijë euro, si shenjë mirënjohjeje nga pronarët e klubit.

Në çerekfinale, Al Hilal do të përballet me gjigantin brazilian Fluminense, në një tjetër përballje që premton spektakël./AutoPortali

TË FUNDIT