Kapiteni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi, mund t’i bashkohet Dinamo Zagrebit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet turke kanë raportuar se Bardhi është në proces të shkëputjes së kontratës me Trabzonsporin, ndërsa gjiganti kroat është prej klubeve të interesuara për mesfushorin shqiptar.
Drejtuesit e klubit turk i dhanë liri Bardhit të gjejë skuadër të re. Trabzonspori e përjashtoi nga skuadra më herët. “Kuzeyekspress.com.tr” ka shkruar po ashtu se Bardhi kërkon nga Trabzoni t’ia paguajë të gjitha pagat para se të gjejë skuadër të re.

“Bardhit i skadon kontrata me Trabzonsporin në fund të edicionit aktual. Thuhet se Hatayspori, një nga skuadrat e Superligës, është kandidat serioz për transferimin e mesfushorit. Klubi i ka bërë ofertë zyrtare lojtarit dhe negociatat po ecin pozitivisht”, shkruan mediumi turk.
Por, së fundi është folur edhe për kalimin e tij te Dinamo Zagreb, që luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa pjesë e saj janë edhe Arijan Ademi e Arbër Hoxha.



