GTA 6 më në fund ka mbërritur në treg dhe entuziazmi për serinë e famshme të lojërave po arrin kulmin. Por, për fansat më të apasionuar që kërkojnë më shumë se një videolojë apo suvenire të zakonshme, është përgatitur një surprizë e jashtëzakonshme: një veturë funksionale Grotti Cheetah, me çmim marramendës.
Dyqani i njohur luksoz “Selfridges” në Londër ka hapur një hapësirë të veçantë kushtuar lojës së re. Deri më 28 nëntor, vizitorët mund të gjejnë produkte të ndryshme të frymëzuara nga GTA 6, si bluza, këmisha, kapele, çanta dhe pllaka muzikore të limituara me 34 këngë.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërheq një superveturë e vërtetë, plotësisht funksionale dhe e gatshme për të dalë në rrugë.
Duket si Ferrari nga jashtë, por nuk do ta besonit çfarë fshihet pas tij!
Grotti Cheetah, modeli sportiv imagjinar i lojës, i frymëzuar nga Ferrari Testarossa, është sjellë në jetë nga kompania West Coast Customs, e njohur në mbarë botën për emisionin “Pimp My Ride”.
Ekipi i drejtuar nga Ryan Friedlinghaus mori një Ferrari Testarossa origjinal dhe e shndërroi në një version sa më autentik të veturës virtuale.
Automobili tërheq vëmendjen me kombinimin e veçantë të ngjyrave blu dhe rozë, fellnet karakteristike në formë ylli me pesë cepa dhe gjashtë dritat e rrumbullakëta në pjesën e pasme.
Janë modifikuar edhe hyrjet anësore të ajrit, ndërsa të gjitha logot origjinale të Ferrarit janë zëvendësuar me emblemat Grotti.
)
Çmimi? Plot një milion funte!
Ndryshimet në emblema janë bërë për të shmangur problemet ligjore, por mbetet të shihet se si do ta presë këtë projekt gjiganti italian Ferrari, i njohur për qëndrimin e tij të rreptë ndaj modifikimeve të automjeteve.
Ky ekzemplar unik është nxjerrë në shitje për plot një milion funte britanike, ose rreth 1.2 milionë euro. Kjo shumë është e barabartë me vlerën e afërsisht 15 mijë kopjeve të lojës GTA 6.
Grotti Cheetah nuk është projekti i vetëm i këtij lloji. Studioja Rockstar Games ka porositur gjithsej gjashtë vetura të ndryshme nga loja, të realizuara nga West Coast Customs, por pesë të tjerat ende nuk janë në shitje.



