FASK i mbajti tri trajnime të rëndësishme
F

FASK i mbajti tri trajnime të rëndësishme

Federata e Auto Sportit e Kosovës e ka mbajtur aktivitetin e saj të fundit për vitin 2024.

Në zyrat e saj, të shtunën, janë mbajtur tri trajnime ku është ligjëruar për tema të rëndësishme, që kanë të bëjnë me zhvillimin, avancimin dhe mbarëvajtjen e garave.

Kaltrina Mikullovci e Agron Krasniqi ligjëruan në temën për Administrator të Sportit, ndërsa Enver Tahiraj për anti doping, tema këto që u zhvilluan në kuadër të trajnimit të parë.

Vetëm pak më vonë, Valton Tytynxhiu ligjëroi në trajnimin për referë, komisione sportive, skuadrën menaxhuese të garës e të tjerë.

Në fund, Gazmend Gashi ligjëroi për Performance Factor, duke i elaboruar në hollësi ndryshimet e fundit që janë bërë nga FIA, në mënyrë që garuesit tanë të përgatiten sa më mirë për vitin 2025, në të cilin synojnë të marrin pjesë në shumë gara ndërkombëtare.

Në këtë temë kontribut të çmuar dha edhe Agron Dida

Për të gjithë pjesëmarrësit FASK ndau çertifikata.

 

 

TË FUNDIT