Ferizaj arkëton tri pikë që e nxjerrin nga zona e rrezikut
F

Ferizaj arkëton tri pikë që e nxjerrin nga zona e rrezikut

Ferizaj i ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të, kur sulmuesi  Edon Sadriu realizoi për rezultatin 1-0.

Vendasit nuk u ndalën më kaq dhe gjetën sërish rrugën e golit, kësaj radhe përmes Betim Haxhimusës, i cili në minutën e 40-të shënoi për 2-0.

Mysafirët ia dolën ta ngushtojnë epërsinë kur në minutën e 80-të gjetën përmes Arlind Malokut, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen.

Me këtë fitore Ferizaj i ikën zonës së barazhit duke u pozicionuar në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara.

Feronikeli ‘74 në anën tjetër vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 10 pikë.

TË FUNDIT