Ferizaj dhe Prishtina e Re i janë bashkuar gjashtë skuadrave tjera duke siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Drenica, Llapi, Malisheva, Vëllaznimi, Drita dhe Prishtina siguruan kualifikimin në ndeshjet që u zhvilluan të martën e të mërkurën.
Të enjten, Ferizaj fitoi me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Rilindjes 1974, falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Edon Sadriu.
Ndërsa, Prishtina e Re triumfoi në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat 0-2, ku golat u shënuan nga Kreshnik Bahtiri (68’) dhe Fatih Ismaili (73’).
Tetë skuadrat e kualifikuara do të jetë pjesë e shortit për të mësuar kundërshtarin.



