Ferrari kërkon 35.000 euro shtesë që makina të mos lyhet fare
F

Ferrari kërkon 35.000 euro shtesë që makina të mos lyhet fare

Ferrari ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të përmbushur dëshirat e klientëve më të pasur. Përmes programit të personalizimit “Tailor Made”, blerësit e modelit Ferrari 12Cilindri mund të paguajnë 35.000 euro shtesë që makina të dalë nga fabrika me alumin të zhveshur, pa bojë dhe pa llak mbrojtës.

Kjo pamje industriale nxjerr në pah strukturën natyrale të metalit dhe gjurmët e përpunimit mekanik. Një trajtim i ngjashëm është realizuar edhe te modeli Ferrari Purosangue.

Modeli Ferrari 12Cilindri ka një çmim fillestar prej rreth 395.000 eurosh. Ai u prezantua në vitin 2024 dhe është pasardhës i modelit 812 Superfast.

Nën kapakun e motorit gjendet një motor atmosferik V12, me vëllim 6,5 litra dhe fuqi prej 830 kuajfuqish.

Kështu, klientët që dëshirojnë një Ferrari pa bojë duhet të paguajnë rreth 430.000 euro. Një tjetër dëshmi se në botën e luksit, edhe të moslyerit e makinës kushton një pasuri!

TË FUNDIT