Ferrari ka zgjatur bashkëpunimin me shefin e ekipit Frederic Vasseur, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Kontrata e re, e nënshkruar para Çmimit të Madh të Hungarisë, do ta mbajë francezin në krye të ekipit të paktën deri në fund të vitit 2027.
Vasseur mori drejtimin në fillim të vitit 2023 dhe ka pasur rol kyç në sjelljen e Lewis Hamilton nga Mercedes. Pavarësisht kritikave nga mediat italiane për mungesën e luftës për titull, Ferrari e ka konfirmuar besimin ndaj tij.
“Ky rinovim është një thirrje për të vazhduar përparimin dhe për të sjellë rezultate”, tha Vasseur. Ai shtoi se ekipi është i përkushtuar për të ndërtuar mbi bazat e vendosura.
Që prej ardhjes së Vasseur, performanca e Ferrarit ka qenë në rritje. Në 2023 humbën ngushtë titullin e konstruktorëve nga McLaren, ndërsa me Hamilton që iu bashkua Leclerc-it në 2025, shpresat për titullin e parë që nga 2008 janë më të forta se kurrë.



