Me makinën SF-25 në vështirësi dhe sezoni 2025 që po shkon drejt dështimit, Ferrari po mendon seriozisht të ndërpresë zhvillimet për këtë vit dhe të përqendrohet plotësisht te makina e re për vitin 2026, kur Formula 1 hyn në një epokë të re teknike.
Drejtuesi i skuadrës, Frederic Vasseur, pranoi pas garës në Kanada se mund të vijë një kthesë e rëndësishme.
“Çdo ditë që punojmë te projekti i vitit të ardhshëm, sjell më shumë përfitime se sa zhvillimet aktuale”, ka thënë Vasseur.

Me një makinë jo konkurruese dhe pilotë si Hamilton e Leclerc që kërkojnë përmirësime urgjente, Ferrari duhet të zgjedhë: të luftojë për rezultate minimale në 2025 apo të ndërtojë një bazë të fortë për revolucionin e 2026-ës. Vendimi pritet të merret para pushimit veror.



