Kosova do të bëhet me një fushë të re në fshatin Baran të Pejës, si pjesë e memorandumit ndërmjet FFK-së dhe komunës, përcjell AutoPortali.
FFK-ja po vazhdon të realizoj projekte infrastrukturore në gjithë vendin, duke ndërtuar një fushë futbolli çdo 45 ditë, brenda programit Hat-trick të UEFA-s, me qëllim zhvillimin e sportit në të gjitha rajonet.
Fusha në fshatin Baran ka përfunduar fazën e parë, ndërsa këtë javë do të nisë shtrimi i tapetit, faza e dytë e punimeve.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e komuniteteve lokale dhe përkrahjen e talentëve të rinj në futboll./AutoPortali/



