FFK mbajti Kuvendin e Punës
F

FFK mbajti Kuvendin e Punës

Federata e Futbollit e Kosovës e ka mbajtur Kuvendin e  Rregullt të Punës.

Pa kundërshtime, pa vota kundër e as pa abstenime, u miratua gjithçka që doli në votim sot.

Në mënyrë unanime delegatët e votuan Raportin e Punës dhe Raportin Financiar për vitin 2024.

Gjithashtu, delegatët e votuan për miratim edhe buxhetin për vitin 2025, që do të jetë mbi 21 milionë euro.

Ndër të tjera, u votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara në Ligjin e ri për sport. Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i falënderoi klubet për aprovimin e pikave që dolën në votim, duke u zotuar se do ta vazhdojë punën dhe mbështetjen për klube edhe në këtë vit.

“Juve ju falënderoj shumë. Federatën e Futbollit, Agim Ademin me Komitetin Ekzekutiv dhe me këtë administratë, e keni në shërbim 24/7. Ju jeni baza e kësaj shtëpie, ju duhet të ndiheni këtu kur vini zot të shtëpisë”, u shpreh Ademi, teksa paraprakisht i përmendi të arriturat e shtëpisë së futbollit kosovar nën drejtimin e tij.

TË FUNDIT