FIFA konfirmoi se gjatë incidentit mes Antonio Rudiger të Real Madridit dhe Gustavo Cabral të Pachucas, protokollet u ndoqën, por nuk u gjetën prova të mjaftueshme për racizëm, transmeton AutoPortali.
Gjyqtari Ramon Abatti reagoi menjëherë duke sinjalizuar incidentin, por hetimet vazhdojnë pasi ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes dhe pa përfshirjen e tifozëve.
Sipas rregullores së FIFA-s, çdo akt racizmi dënohet me të paktën 10 ndeshje pezullim.
Rudiger pretendon se është ofenduar racialisht, ndërsa Cabral mohon akuzat dhe thotë se ka përdorur vetëm fjalët: “Çohu, o frikacak i mallkuar.”
Mungesa e provave audio e video e bën çështjen të pazgjidhur.
Si precedent përmendet rasti i Bobadillas në Copa Libertadores, i cili u pezullua për katër muaj për racizëm.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, theksoi se racizmi është krim dhe kërkoi kuadër ligjor global për të luftuar këtë fenomen.
Protokolli i ri i FIFA-s lejon jo vetëm gjyqtarët, por edhe lojtarët dhe stafin të raportojnë çdo sjellje të dyshuar raciste.



