Audun Grønvold, kampion olimpik dhe ish-skiator profesionist, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 49-vjeçare gjatë një vizitë familjare në Norvegji, pasi u godit nga rrufeja, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk mundi të mbijetojë.
Lajmin për vdekje tragjike e kanë bërë të ditur mediat norvegjeze, të cilat e kanë konsideruarh umbjen e tij se një humbje të madhe për shtetin norvegjez, shkruan AutoPortali
Grønvold, i lindur në Hamar më 1976, nisi karrierën në skijimin alpin dhe më vonë u specializua në ski cross, duke fituar medalje në garat ndërkombëtare, përfshirë bronzin në Lojërat Olimpike të Vancouverit 2010, pas tërheqjes nga sporti, ai punoi si trajner dhe komentator televiziv.
Presidentja e Federatës së Skijimit, Tove Moe Dyrhaug, e quajti një humbje të madhe për sportin norvegjez. Grønvold lë pas bashkëshorten Kristin dhe tre fëmijët, si dhe një komunitet të tronditur nga kjo tragjedi.



