Pas garës për Çmimin e Madh të Kanadasë dhe pushimit një javor, Formula 1 rikthehet në Evropë për Grand Prix të Austrisë në Red Bull Ring, në garën e 9-të të sezonit 2025.
George Russell synon të përsërisë fitoren e vitit të kaluar, por sfida për podiumin do të jetë e fortë me McLaren dhe Red Bull. Ferrari vjen me disa risi teknike për të përmirësuar performancën pas rezultateve të dobëta të fundit, ndërsa këtë vit nuk do të ketë Sprint Race në Austri.
Aktualisht renditjen e kryeson Oscar Piastri i McLaren me 186 pikë, i dyti është shoku i tij i skuadrës Lando Norris me 176, ndërsa i treti renditet kampioni aktual, Max Verstappen i Red Bull me 137 pikë.



