Laszlo Szasz me Reynard, Gazmend Demolli me Mitsubishi Evo 9, Gentjan Shaqiri me Tattus e shumë garues të tjerë nga Kosva dhe rajoni tashmë janë gati për garën e madhe në disiplinën malore, “Kulla 2025”.
Synimet tyre janë të qarta, fitorja, podiumi dhe angazhimi maksimal për inkasimin e sa më tepër pikëve, qoftë për kampionatin vendor, qoftë për atë të FIA CEZ.
Të shtunën, nga ora 09:00 – 11:30 bëhet paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave. Në orën 12:30 bëhet publikimi i listës startuese e më pas janë dy vozitjet testuese.
Të dielën, në orën 11:45 bëhet hapja solemne e garës, ndërsa në orën 12:00 nis vozitja e parë zyrtare.
Të gjithë kalimtarët në aksin rrugor Pejë – Rozhajë, FASK i njofton se do të ketë mbyllje të rrugës në intervalet kohore të garës, për çka organizatori kërkon mirëkuptim.



