Fundjavë interesante me ndeshjet e Superligës
F

Fundjavë interesante me ndeshjet e Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën, Suhareka do të jetë nikoqire e Gjilanit, kurse Dukagjini udhëton në Drenas për t’u ndeshur me Feronikelin 74.

Të dielën luhen edhe dy ndeshje tjera, me fokusin që do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj”, atje ku Malisheva do t’i bëjë konak kampionit në fuqi, Ballkanit.

Dueli tjetër luhet në Gjilan mes Dritës dhe Ferizajt.

Të katër këto ndeshje nisin nga ora 14:00.

Kurse të dielën, nën ndriqimin e reflektorëve të stadiumit “Fadil Vokrri”, Prishtina do të ndeshet me Llapin nga ora 20:00.

TË FUNDIT