Fury jep lajmin e papritur, pensionohet nga boksi
F

Fury jep lajmin e papritur, pensionohet nga boksi

Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Fury i cili dështoi që ta fitonte titullin e kampionit në peshat e rënda ndaj Oleksandr Usyk, i ka dhënë fund karrierës së tij legjendare.

Ai publikoi një video në rrjetet sociale të shoqëruar me mbishkrimin: “Faleminderit, ka qenë kënaqësi. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan në këtë rrugëtim”.

Në një klip ai tha: Përshëndetje të gjithë, unë do ta bëj këtë shkurt dhe ëmbël. Do të doja të njoftoja pensionimin tim nga boksi. E kam dashur çdo minutë të saj”.

Fury largohet kështu nga boksi në moshën 36-vjeçare pasi ka arritur majat e këtij sporti duke marrë të gjithë titujt e unifikuar ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të 2015.

 

TË FUNDIT